Koronavirusi, Conte jep shpresë në Itali: Dozat e para të vaksinës mund të jenë gati, në fillim të dhjetorit

Nga A2 CNN
20 Tetor 2020, 21:13 | Bota
Koronavirusi, Conte jep shpresë në Itali: Dozat e para të

Kryeministri, Giuseppe Conte, deklaroi se dozat e para të vaksinës do të mbërrijnë në Itali, që në fillim të dhjetorit, por gjithçka varet nga rezultati i testeve në fazën përfundimtare. Sipas tij, nëse vaksina e Oxford-Irbm Pomezia-Astrazeneca përfundon, javët e ardhshme, dozat e para do të jenë gati në dhjetor.

Vaksina e Oksfordit është një nga dy vaksinat që vlerësohet nga EMA, Autoriteti Evropian i Barnave, së bashku me atë të studiuar nga Pfizer. Te kjo e dyta kanë varur shpresat edhe në SHBA. Ishte CEO i kompanisë që njoftoi se analiza e parë paraprake mbi të dhënat e provës, dhe kërkesa pasuese për aprovimin emergjent te FDA, mund të mbërrijë në javën e tretë të nëntorit.

I njëjti afat kohor teorik, me analizën e ndërmjetme në nëntor dhe miratimin e mundshëm në dhjetor, u hipotezua gjithashtu nga CEO i Moderna, një kompani tjetër që ka një vaksinë të fazës 3. "Analiza e parë ndoshta do të bëhet në nëntor, por është e vështirë të thuash saktësisht në cilën javë sepse kjo varet nga numri i rasteve. Nëse, nga ana tjetër, do të duhet më shumë kohë për të marrë rezultatet, drita jeshile mund të vijë vitin tjetër ". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos