
Një 47-vjeçar i burgosur përjetë për sulm seksual dhe vrasjen e një gazetareje në bordin e nëndetëses së tij, të krijuar në shtëpi, është kapur pasi u përpoq të arratisej nga burgu.
Sipas raportimeve të mediave daneze, ai është Peter Madsen, i cili u burgos për vrasjen e gazetares suedeze Kim Wall në gusht 2017.
Gazetarja 30-vjeçare u gjet e vdekur pasi ajo hipi në anijen Nautilus me Madsen, në mbrëmjen e 10 gushtit 2017, kur kishte dashur të intervistonte inxhinierin autodidakt për një artikull që po shkruante.
Partneri i saj raportoi se ishte zhdukur, ndërsa trupi i saj më vonë u gjet i copëtuar në det.
Në prill 2018, Madsen u dënua për vrasjen e saj me paramendim dhe sulmin seksual. (A2 Televizion)