Departamenti i Drejtësisë mbyll një faqe online që mashtronte për vaksinën ndaj koronavirusit

Nga A2 CNN
23 Mars 2020, 12:52 | Bota
Departamenti i Drejtësisë mbyll një faqe online që

Departamenti i Drejtësisë në SHBA mbylli të dielën një website i cili pretendonte se shiste vaksinën ndaj koronavirusit, akti i parë federal i ndërmarrë në lidhje me mashtrimet e shkaktuara nga pandemia.

Departamenti i Drejtësisë, përmes një deklarate, bën me dije se ka paditur adresën coronavirusmedicalkit.com, e cila pretendonte se shiste vaksinën për COVID-19, sëmundje e cila shkaktohet nga koronavirusi i ri, por ndërkohë që një vaksinë e tillë nuk ekziston.

Në këtë faqe sapo hyje mund të shihje një postim ku thuhej "Për shkak të shpërthimit të koronavirusit (COVID-19), Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke shpërndarë kite vaksinash. Bëjini tuajën duke paguar vetëm 4.95 $ për dërgesën".

Kjo ndiqej nga një rubrikë e cila kërkonte informacione mbi të dhënat bankare për të kryer pagesën e dërgesës.

Departamenti i Drejtësisë nuk e ka specifikuar numrin e personave të cilët kanë rënë viktimë e këtij mashtrimi. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave përgjegjës dhe mbi shumën e parave të vjedhura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos