Koronavirusi, forcohet euro, arrin në nivelin e 123 lekëve

Nga A2 CNN
20 Mars 2020, 16:44 | Ekonomi
Koronavirusi, forcohet euro, arrin në nivelin e 123 lekëve

Situata e krijuar nga koronavirusi ka ndikuar ndjeshëm tregun e valutave. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro ka kapërcyer nivelin e 123 lekëve, për herë të parë që nga fillimi i nëntorit të vitit të kaluar. Në këtë mënyrë, monedha europiane ka arritur nivelin më të lartë të 5 muajve të fundit.

Sipas agjentëve në tregun e këmbimit valutor, forcimi i euros është shkaktuar nga kufizimi i aktivitetit të tregtisë, pas masave për mospërhapjen e virusit COVID 19. Tashmë prej ditësh, Shqipëria është vendosur nën masa të rrepta të lëvizjeve, çka ka shkaktuar edhe një bllokim pothuajse të të gjitha bizneseve në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos