
Nëntë persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në Burgun e Fierit. Sipas burimeve, bëhet fjalë për 6 punonjës të Policisë së Burgjeve, 2 infermiere dhe 1 i burgosur.
Mësohet se gjendja e të burgosurit nuk është e mirë, por për momentin ai thjesht është izoluar nga të burgosurit e tjerë dhe nuk është shtruar në ndonjërin nga spitalet Covid në vend. (A2 Televizion)