Kuqezinjtë duan të marrin hak! Shqipëri-Finlandë, një finale për kreun e grupit

Nga Dea Kozma
10 Nëntor 2026, 11:35 | Futboll

Kuqezinjtë duan të marrin hak! Shqipëri-Finlandë, një

Kuqezinjtë kanë kompletuar grupin dhe vijojnë përgatitjet për një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Nations League. Me bashkimin e Myrto Uzunit dhe Qazim Laçit, trajneri Rolando Maran ka tashmë të gjithë futbollistët në dispozicion. Shqipëria zhvilloi një stërvitje me ngarkesë të plotë.

Të gjithë lojtarët e dinë se çfarë rëndësie ka kjo ndeshje megjithatë në kampin kuqezi nuk ka presion. Përballja me Finlandën, më 12 nëntor në “Air Albania”, nuk është thjesht një ndeshje tjetër, shkruan A2 CNN. Është një duel direkt për kreun e grupit, ku çdo gabim mund të kushtojë shtrenjtë. Shqipëria vjen në këtë sfidë me 9 pikë, ndërsa Finlanda dhe Bjellorusia kanë nga 7. Në ndeshjen e parë, finlandezët fituan 2-1, ndaj kuqezinjtë kanë edhe motivin për të marrë revanshin sportiv.

Fitorja do ta çonte Shqipërinë në kuotën e 12 pikëve dhe do t’i jepte një avantazh të rëndësishëm përpara transfertës së fundit me Bjellorusinë. Presioni është i madh, por edhe mundësia: dy ndeshje për të mbyllur misionin dhe për të siguruar vendin e parë në grup. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos