Koronavirusi i merr jetën kampionit të botës

Nga A2 CNN
17 Prill 2020, 16:27 | Futboll

Anglia në zi. Mes viktimave nga virusi i ri korona është edhe ish-kampioni i botës në vitin 1966, Norman Hunter.

Ish-mbrojtësi i Leeds dhe përfaqësueses së “Tre Luanëve” humbi betejën me Covid-19 në moshën 76-vjeçare. Ai ishte shtruar në spital gjatë javës së kaluar, për shkak të agravimit të simptomave, por nuk arriti të mbijetonte me gjithë trajtimin shëndetësor.

Lajmi i trishtë u dha nga klubi i Leeds United, me të cilin ka luajtur 540 ndeshje, duke fituar Kupën e Anglisë.

Ndarja nga jeta e Norman Hunter erdhi vetëm pak orë pas lajmit të shërimit të legjendës së Liverpool, Kenny Dalglish, i cili doli nga spitali pas shfaqjes së simptomave të koronavirusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos