Koronavirusi i merr jetën politikanit Bashkim Fino. E hëna shpallet ditë zie kombëtare

Nga A2 CNN
29 Mars 2021, 08:04 | Aktualitet

Është ndarë nga jeta politikani i njohur shqiptar, Bashkim Fino. Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe deputeti socialist  u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare. Ai ishte prekur nga COVID-19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar.

Bashkim Fino ka një karrierë të gjatë politike dhe të hershme në Partinë Socialiste.

https://a2news.com/2021/03/29/ndarja-nga-jeta-e-finos-rama-aktivitetet-tona-elektorale-ndalen-ne-nderim-te-vellait-tone-te-dashur/

Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore. Nga viti 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe zv.kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

https://a2news.com/2021/03/29/ndarja-nga-jeta-e-bashkim-finos-reagon-meta-te-tronditur-dhembje-e-madhe-qe-na-ka-lene-pa-fjale/

Bashkim Fino në prill të vitit 2016 u zgjodh Sekretar për Organizimin Administrativ në Partinë Socialiste, me 260 vota.

Fino ka mbajtur gjithashtu  dhe disa poste ministrore. Fino prej vitesh ishte deputet i Parlamentit një figurë dhe zë i spikatur. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/03/29/basha-mesazh-ngushellimi-per-ndarjen-nga-jeta-te-bashkim-finos-ishte-nje-ze-i-rendesishem-ne-funksion-te-stabilitetit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos