“Procesi po ecën normalisht”, Manastirliu: Synojmë 10 mijë vaksinime në një ditë

Nga A2 CNN
28 Mars 2021, 16:05 | Aktualitet
“Procesi po ecën normalisht”, Manastirliu: Synojmë 10

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në Qendrën Shëndetësore në Kombinat.

“Edhe në Qendrat Shëndetësore ka filluar vaksinimi masiv i të moshuarve. Sipas informacioneve nga i gjithë vendi procesi ka ecur normalisht dhe besojmë që do të kapim targetin e vendosur. Kryesisht në qendra shëndetësore kemi pasur të moshuarit mbi 80 vjeç”, deklaroi Manastirliu.

https://a2news.com/2021/03/28/nis-vaksinimi-masiv-ne-tirane-radhe-te-moshuarish-ne-sheshin-skenderbej/

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në të gjithë vendin synohet të kryhen rreth 10 mijë vaksinime në ditë.

Sipas grupmoshave, bazuar në planin kombëtar të vaksinimit, vijohet fillimisht me grupmoshën +85 vjeç dhe +80 vjeç të cilët do të vaksinohen në qendrat e tyre shëndetësore, ndërsa grupmosha +75 vjeç dhe duke zbritur tek ajo +70 vjeç, do të vaksinohen në qendrat e vaksinimit të përqendruar. Që prej fillimit të procesit të vaksinimit, në të gjithë vendin janë kryer mbi 65 mijë vaksinime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos