Parashikimi i motit: 29 mars 2021

Nga A2 CNN
29 Mars 2021, 07:02 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 29 mars 2021

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë kushtet e motit në territor, më të shpeshta vranësirat paraqiten në veri dhe zonat qendrore në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë pasdites vranësira më të shpeshta do të ketë në jug dhe zonat lindore.

Temperaturat e ajrit vijojnë me rritje të lehtë në të dyja vlerat ditore; temperaturat e mëngjesit luhaten nga 3 në 12 gradë, ndërsa vlerat e mesditës në vend do të shënojnë nga 14 gradë në zonat malore deri 21-22 gradë në bregdet dhe zonat e ulëta.

Era do të fryjë mesatare në tokë, por deri e fortë në hapësirat detare me drejtim veriperëndimor deri pas mesditës kur era do të marrë drejtim verior, ndërsa dallgëzimi në brigje ngjitet mbi 3 ballë, por dallgët ngjiten në 5 ballë, në det të hapur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos