Koronavirusi infekton 5 efektivë të tjerë në komisariatin e Kukësit

Nga A2 CNN
25 Prill 2020, 08:29 | Aktualitet
Koronavirusi infekton 5 efektivë të tjerë në komisariatin e

Burime nga institucioni i Shëndetit Publik në Kukës bëjnë me dije se 5 efektivë të tjerë policie kanë rezultuar të prekur nga Covid-19 në komisariatin e këtij qyteti.

Punonjësit e policisë në Kukës iu nënshtruan të gjithë testit të koronavirusit pasi një koleg i tyre rezultoi i infektuar një ditë më parë, i cili dyshohet se e kishte marrë infeksionin në spitalin rajonal.

Deri në këto momente shkon në 6 numri i efektivëve të infektuar në këtë komisariat ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Kukës ka arritur në 17. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos