Koronavirusi, Kina censuron qytetarët dhe mediat

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2020, 13:10 | Bota
Koronavirusi, Kina censuron qytetarët dhe mediat

Situata është tepër alarmante në Kinë për shkak të koronavirusit. Zemërimi mbarëpopullor ndaj qeverisë sa vjen e rritet dhe kjo lidhet kryesisht me censurimin e fjalës së lirë dhe ndërgjegjësimit publik.

Fillimisht, ishte rasti i doktorit Li Wenliang, i cili ishte i pari që paralajmëroi për pasojat vdekjeprurëse të virusit, por që u dëtyrua ta mbante gojën mbyllur nga autoritetet. 34-vjeçari ndërroi jetë pak ditë më parë duke shtuar zemërimin e qytetarëve në Kinë.

Ndërsa Chen Qiushi, një gazetar që ka raportuar me kritika të forta nga Wuhani, qyteti epiqendër i shpërndarjes së koronavirusit, u shpall i zhdukur të enjten. Ky zhvillim mobilizoi qindra mijëra qytetarë të Kinës të kërkonin të drejtën e fjalës me fushata sensibilizimi në internet.

https://a2news.com/2020/02/09/koronavirusi-kalon-sars-in-arrin-ne-813-numri-i-vktimave-ne-kine/

“Ne nuk mund të përballojmë një Li Wenliang të dytë”, shkruan një person.

Thirrja e tij u dëgjua menjëherë nga qeveria e Kinës, që censuroi dhe hashtagun për këtë problem. Familjarët dhe miqtë e Chen zbuluan se policia e detyroi atë të qëndronte në karantinë.

Mijëra qytetarë kërkuan lirimin e tij duke përdorur rrjetin social Weibo, ndërsa shpresojnë që ai të ketë marrë një trajtim të kujdesshëm dhe të drejtë, pa dhunë psikologjike apo fizike.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos