Tajlandë, vritet ushtari që u mori jetën 26 njerëzve

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2020, 08:54 | Bota

Policia e Tajlandës njoftoi se ushtari që vrau 26 persona me armë zjarri në qytetin Nakhon Ratchasima është qëlluar për vdekje nga forcat e sigurisë.

Jakraphanth Thomma vrau fillimisht komandantin e tij përpara se të vidhte armë në kampin ushtarak dhe të çlironte tërbimin e tij nëpër rrugë dhe në një qendër tregtare, duke vrarë njerëz të pafajshëm.

Autori i masakrës postoi edhe video në Facebook, përpara se të vritej në qendrën tregtare, i rrethuar nga policia.

https://www.youtube.com/watch?v=B6EaS6OEEUk

Kryeministri i Tajlandës, Prayuth Chan-ocha, theksoi se përveç 26 viktimave, janë plagosur edhe 57 persona të tjerë.

“Kjo është diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në Tajlandë dhe dua që të jetë hera e fundit që ndodh”, tha kreu i qeverisë pasi vizitoi të plagosurit në spital.

Ai theksoi se arsyeja që e çoi ushtarin të kryente këtë masakër ishte sepse ai mendonte se e kishin mashtruar për një pronë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos