Koronavirusi kalon SARS-in, arrin në 813 numri i vktimave në Kinë

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2020, 11:01 | Bota
Koronavirusi kalon SARS-in, arrin në 813 numri i vktimave në Kinë

Numri i vdekjeve nga koronavirusi ka kapërcyer atë të epidemisë SARS në vitin 2003. 

Vetëm në provincën Hubei të Kinës, epiqendra e shpërthimit të fundit, zyrtarët rajonalë të shëndetësisë raportojnë për 780 të vdekur.

813 persona kanë humbur jetën në të gjithë territorin e Kinës.

Në vitin 2003, 774 njerëz u vranë nga SARS-i (sindromë e rëndë akute e frymëmarrjes).

Ndërkohë, 5 britanikë kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin në lindje të Francës, ka konfirmuar ministri francez i Shëndetësisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos