
Kina raportoi 12 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, 4 më pak se një ditë më parë, por sërish pjesa më e madhe e tyre janë importuar nga jashtë.
Autoritetet kineze të shëndetësisë bëjnë me dije se 4 të infektuar me Covid janë regjistruar në provincën e Heilongjiang, në kufi me Rusinë.
Kina gjithashtu raporton 49 raste të tjera pacientësh asimptomatikë, krahasuar me 44 që ishin një ditë më parë.
Deri në këto momente në Kinë numërohen 82,747 persona të infektuar me koronavirus dhe 4,632 viktima. (A2 Televizion)