Koronavirusi, mbajtja e maskës bëhet e detyrueshme në Francë

Nga A2 CNN
20 Korrik 2020, 17:12 | Bota
Koronavirusi, mbajtja e maskës bëhet e detyrueshme në Francë

Franca bën të detyrueshme mbajtjen e maskës në ambiente dhe hapësira publike. Vendimi erdhi pas rigjallërimit të Covid-19. Maskat ishin të detyrueshme në transportin publik, ndërsa tani do të mbahen edhe në vende si dyqanet.

Ministri i Shëndetësisë, Oliver Veran, paralajmëroi se në Francë gjenden aktualisht rreth 500 vatra aktive përhapjeje të Covid-19. Presidenti, Emmanuel Macron, ka shpallur fitoren e parë ndaj virusit në qershor dhe i ka dhënë fund gjendjes së emergjencës kombëtare.

Megjithatë në bazë të raportimeve, në javët e fundit ka pasur një shtim të rasteve të reja në shumë rajone të vendit. Franca është një ndër shtetet europiane më të goditura nga pandemia dhe regjistron mbi 200 mijë të infektuar dhe më tepër se 30 mijë jetë të humbura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos