
Më shumë se 158 mijë persona kanë aplikuar për t’iu bashkuar Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Britani për t’a ndihmuar të përballojë situatën e krijuar nga koronavirusi, vetëm disa orë pas kërkesës së nxjerrë nga ky institucion për 250 mijë vullnetarë.
Ministria e Shëndetësisë në Britani dhe Shërbimi Shëndetësor Kombëtar ende nuk kanë dhënë një reagim për këtë çështje.
Numri i viktimave nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar u rrit me 87 të martën duke e çuar në 422 në total.
Autoritetet bënë thirrje se kanë nevojë për mbi 250 mijë vullnetarë për të ndihmuar Shëbimin Shëndetësor dhe njerëzit e pamundur për të përballur krizën nga koronavirusi. (A2 Televizion)