Koronavirusi “mbyll” metron e Nju Jorkut pas 115 vitesh

Nga A2 CNN
6 Maj 2020, 18:12 | Bota

Koronavirusi shënoi një tjetër rekord negativ, në Nju Jork. Jo vetëm metropoli është vatra më e rrezikshme amerikane, me 177 mijë të infektuar dhe afro 18 mijë të vdekur, por tani ka ndalur, pas 115 viteve, një nga simbolet e qytetit.

Bëhet fjalë për metropolitanën e qytetit, që për më shumë se një shekull ka vazhduar aktivitetin në 427 stacione të saj.

Shkaku është i qartë, dhe ka të bëjë me masat e sterilizimit që duhen bërë në thellësi, procedurë që zgjat disa orë edhe pse janë më shumë se 500 personat e përfshirë në pastrim dhe dezinfektim.

Metro i Nju Jorkut ka rezultuar një nga burimet e shpërndarjes së infeksionit, nëse merret parasysh se rreth 6 mijë punonjës të transportit urban në atë qytet janë infektuar me COVID-19, dhe 41 kanë ndërruar jetë.

Që sot deri në të paktën për 6 muaj, metro ikonike do të mbyllet nga ora 1 deri në 5 të mëngjesit, dhe pastruesit do të mbështeten nga 1700 policë që do t’i mbrojnë nga reagimi i mijëra të pastrehëve që sot më shumë se kurrë mbijetojnë në vagonët e trenave ose në stacionet e ndryshme.  

https://a2news.com/2020/04/22/milano-si-nju-jorku-varr-masiv-per-viktimat-nga-koronavirusi/

Një situatë që ishte kthyer në të papranueshme gjatë javëve të karantinës, dhe që kishte ulur praninë udhëtarëve nga 4.5 milionë në më pak se 500 mijë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos