
Kopshti nr.5 i qytetit të Vlorës është mbyllur si pasojë e koronavirusit.
Shkak është bërë konfirmimi i 5 punonjëseve të prekura me COVID-19, ndërsa një tjetër është në pritje të përgjigjeve të tamponit.
Një ditë më parë, qyteti bregdetar regjistroi një numër të lartë rastesh ditore, me 72 të infektuar. (A2 Televizion)