Përmbytjet, Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore

Nga A2 CNN
28 Janar 2021, 08:42 | Aktualitet
Përmbytjet, Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e gjendjes

Situata e rënduar e ditëve të fundit ka detyruar Bashkinë e Shkodrës të kërkojë shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në anën e Malit, Dajç dhe Shkodër.

Përmes një njoftimi, Bashkia bën me dije se situata është përkeqësuar duke rrezikuar seriozisht shtëpitë dhe jetën e banorëve në Shirq të Dajçit, rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e Nënshkodrës.

“Argjinatura mbrojtëse është çarë dhe uji vërshon me shpejtësi duke përmbytur shumë shpejt banesat, gjënë e gjallë, shkollën “Pjetër Gaci”, Qendrën Komunitare, Qendrën Shëndetësore.

Kërkesa për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Anën e Malit, Dajç dhe në Shkodër duhet të shqyrtohet menjëherë. Mosmarrja e përgjegjësisë ligjore për trajtimin e emergjencës është e patolerueshne në rastin e rrezikut. Ky është detyrim përkundrejt njerëzve dhe pasurisë së tyre private e publike”, njofton Bashkia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos