Koronavirusi merr një tjetër jetë, shtohen të shtruarit në spitale

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2023, 18:20 | Aktualitet
Koronavirusi merr një tjetër jetë, shtohen të shtruarit

Koronavirusi ka marrë një tjetër jetë në Shqipëri në 24 orët e fundit. Pavarësisht, kujdesit të mjekëve, një 85 vjeçar nga Tirana nuk ka mundur t’i bëjë ballë virusit vdekjeprurës.

Në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë mësohet se 14 qytetarë të tjerë janë infektuar, ndërsa 10 janë shëruar gjatë ditës së fundit, ndërkohë që në spital po marrin ndihmë 5 pacientë.

Aktualisht në të gjithë vendin tonë janë 140 raste aktive me Sars Cov-2, ndërkohë që 3 qarqe nuk raportojnë asnjë të infektuar.

Njoftimi i Ministrisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 333 testime, nga të cilët 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

6 në Tiranë, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Patos, Lushnje.

Janë 140 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2, një pacient 85 vjeç, nga Tirana.

Janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,653 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 18 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore               14

Të shëruar në 24 orë            10

Të shtruar në spitale             5

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                       333

Testime totale                   2,036,968

Raste pozitive                      333,390

Raste të shëruara                  329,653

Raste Aktive                             140

Humbje jete                              3,597

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      109

Fier                           11

Shkodër.                    6

Vlorë                         6

Berat.                        4

Durrës.                    1

Elbasan.                    1

Kukës.                       1

Gjirokastër.             1 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos