Lame: Procesi i legalizimit drejt përmbylljes, zgjidhim problemin e pronave

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2023, 12:24 | Aktualitet
Lame: Procesi i legalizimit drejt përmbylljes, zgjidhim problemin e pronave

Agjencia Shtetërore e Kadastër ishte institucioni i radhës që bëri bilancin e arritjeve për vitin e shkuar si dhe shpalosi ambiciet për këtë vit.

Teksa publikoi shifrat e legalizimeve, kryetari Artan Lame garantoi se ky proces do të përmbyllet së shpejti.

“Përfundimisht pazari i legalizimeve është mbyllur. Harrojeni mos shkoni t’i thoni deputetit për punë. ata që janë në këto specialitete të paraqiten sa herë të dëgjojnë thirrjet tona megjithëse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të gjesh specialistë në këto fusha. Integriteti i këtyre punonjësve, kur ka pasur arrestime e denoncime për raste korrupsioni, unë bëj pjesë në ato pak institucione që e kanë pranuar që në nisje që po brenda institucionit ka, ka gjithnjë e më pak, por ka njerëz që shkelin ligjin dhe në këtë pikë dua t’u bëj thirrje punonjësve të Kadastrës. Sa më shumë gjëja të kthehet sistematike e elektronike aq më pak mundësi ka të mos lësh gjurmë.

Mos merrni veten kot më qafë. Në gjithë denoncimet e kohëve të fundit prokuroria e policia na është drejtuar kemi nxjerrë nga sistemi lëvizjet e kanë dalë të dukshme kush ka vënë dorë në sistem e cfarë përgjegjësie që ka.

U drejtohem punonjësve, të mirëve e të këqijve: mos merrni veten ne qafë. Shtroni kokën në këtë punë se është punë e bukur e vazhdoni t’u shërbeni qytetarëve. Iku koha e letrave e regjistrave që mund t’i grisni sot çdo punë lë gjurmë e ka një përgjegjës në fund”, tha Lame. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos