Koronavirusi në Ballkan, 28 viktima në Greqi, 14 në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
22 Janar 2021, 20:00 | Ballkani
Koronavirusi në Ballkan, 28 viktima në Greqi, 14 në

307 raste të reja dhe 14 viktima. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 658 pacientë e kanë mposhtur pandeminë, teksa në vend vijojnë të jenë mbi 11 mijë raste aktive.

Pas shifrave të sotme, vendi fqinj shkon në mbi 80 mijë të infektuar që nga nisja e pandemisë. Prej tyre janë shëruar mbi 76 mijë persona, ndërsa kanë humbur jetën 2768 të tjerë.

Ndërkaq, Greqia ka raportuar 585 infeksione të reja me koronavirus dhe 28 viktima nga koronavirusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, Greqia regjistron mbi 151 mijë raste me koronavirus, dhe 5598 fatalitete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos