Pandemia në Maqedoninë e Veriut, 13 viktima në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
20 Janar 2021, 20:30 | Ballkani
Pandemia në Maqedoninë e Veriut, 13 viktima në 24 orët e

Maqedonia e Veriut regjistroi 72 raste të reja nga 793 testime të kryera në 24 orët e fundit. Vatra më e nxehtë vijon të mbetet Shkupi me 45 infeksione.

Po ashtu Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shënuar 13 të vdekur, për një total prej 2739 viktimash.

Pas shifrave të sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në vendin fqinj ka arritur në mbi 89 mijë. Prej tyre mbi 74 mijë janë shëruar, ndërsa raste aktive mbeten 11924. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos