Çështja e detit, Dendias: Do zgjerojmë ujërat territoriale me 13 mijë km ²

Nga A2 CNN
19 Janar 2021, 20:19 | Ballkani
Çështja e detit, Dendias: Do zgjerojmë ujërat territoriale

Është shtyrë me një ditë debati në parlamentin grek në lidhje me projekt-ligjin e Ministrisë së Jashtme që shtrin ujërat territoriale të Greqisë në Detin Jon.

Sipas mediave greke diskutimi u shtri në dy ditë për t'u dhënë kohë të mjaftueshme deputetëve që dëshirojnë të paraqesin qëndrimin e tyre mbi çështje.

Gjatë prezantimit të këtij pr/ligji, ministri Dendias tha se për herë të parë nga viti 1947 Greqia do të zgjerojë ujërat e saj territorial me 13,000 kilometra katrorë, përfshirë zonën brenda gjireve.

Legjislacioni, shtoi ai, "ka një element historik dhe unë do të doja të falënderoja ngrohtësisht palët për bashkëpunimin". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos