I dërgoi letër me lëndë helmuese presidentit Trump, arrestohet në kufi

Nga A2 CNN
21 Shtator 2020, 08:30 | Bota
I dërgoi letër me lëndë helmuese presidentit Trump,

Një femër është arrestuar në kufirin mes SHBA dhe Kanadasë pasi dyshohet se është personi që ka dërguar në Shtëpinë e Bardhë një zarf brenda së cilit ishte futur elementi kimik ricinë, një lëndë vdekjeprurëse për njeriun.

Ky zarf i drejtohej presidentin amerikan Donald Trump dhe u ndalua para dy ditësh nga forcat e sigurisë së Shtëpisë së Bardhë që dyshuan në përmbajtjen e saj.

Ky është një zhvillim i minutave të fundit dhe ende nuk ka të tjera detaje mbi identitetin e gruas apo arsyet që e çuan të bënte këtë veprim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos