
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Iran është gati trefish më i lartë nga sa raporton qeveria. Zbulimin e bëri një hetim i shërbimit Persian të BBC.
Të dhënat e qeverisë sugjerojnë se rreth 42 mijë vete kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 deri në 20 korrik, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka raportuar zyrtarisht 14 mijë e 405 raste.
Gjithashtu numri i personave të infektuar besohet të jetë sa dyfishi i atyre që raportojnë shifrat zyrtare; mbi 450 mijë kundrejt 279 mijë.
Irani ka qenë një prej vendeve të goditura më rëndë jashtë Kinës, që prej shpërthimit të pandemisë. (A2 Televizion)