Koronavirusi në Itali, 141 të vdekur në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
26 Tetor 2020, 17:18 | Bota
Koronavirusi në Itali, 141 të vdekur në 24 orët e fundit

Autoritetet italiane të shëndetësisë kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë kryer 124686 testime për koronavirus nga të cilët 17012 persona kanë rezultuar pozitivë.

Edhe pse numri i të infektuarve mbetet tejet i lartë, krahasuar me një ditë më parë janë rreth 5 mijë më pak të infektuar.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 141 persona të prekur me koronavirus, duke shënuar rritje krahasuar me të dielën kur u raportuan 128 të vdekur.  

Këtë të hënë, në Itali hynë në fuqi edhe masat e reja. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/24/te-mbledhim-forcat-conte-thirrje-qytetareve-na-presin-jave-te-veshtira-te-mbrojme-shendetin-dhe-ekonomine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos