
Me thirrjen “Liri!”, qindra njerëz dolën për të tretën natë radhazi në rrugët e qytetit jugor të Italisë, Napoli për të kundërshtuar kufizimet e reja për frenimin e pandemisë së koronavirusit. Një prani e shtuar e forcave policore u mobilizua për të garantuar rendin, por nuk pati përsëritje të skenave kaotike të fundjavës.
Shumë prej manifestuesve drejtuan zemërimin nga guvernatori rajonal Vincenzo De Luca. Të dielën, autoritetet italiane urdhëruan mbylljen e palestrave, kinemave dhe teatrove, ndërsa baret dhe restorantet nuk do të presin më klientë pas orës 6 të pasdites.
Nga 23 tetori, është në fuqi masa e ndalimqarkullimit gjatë natës. Kryeministri Giuseppe Conte thotë se masat synojnë të mbrojnë si shëndetin publik ashtu dhe ekonominë dhe pritet t’i japin frymëmarrje italianëve gjatë periudhës së Krishtlindjeve. (A2 Televizion)