Koronavirusi në Itali, 233 raste të reja dhe 11 viktima në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
17 Korrik 2020, 18:16 | Bota
Koronavirusi në Itali, 233 raste të reja dhe 11 viktima në 24

Vijon rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirus në Itali. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit fqinj, në 24 orët e fundit janë shënuar 233 raste të reja.

Në total, numri i të prekurve nga Covid-19 në Itali ka shkuar në 243 967.

Viktimat në 24 orët e fundit janë 11, duke e çuar shifrën totale në 35 028 viktima. Ditën e djeshme u regjistruan 20 viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos