Koronavirusi në Itali, izolohen disa zona, 6 të infektuar në Lombardi

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2020, 21:20 | Bota
Koronavirusi në Itali, izolohen disa zona, 6 të infektuar në

Rritet ndjeshëm numri i të prekurve nga koronavirusi dhe në Itali. Vetëm në rajonin e Lombardisë janë regjistruar 6 raste.

Të infektuarit, mes të cilëve edhe një grua shtatzënë, janë vendosur në karantinë së bashku me 250 persona të tjerë, me të cilët kanë pasur kontakt.

Autoritetet kanë izoluar dhe disa zona të Italisë si masa paraprake për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të rrezikshëm. Gjithashtu në rajonin e Lombardisë janë mbyllur shkolla, bare dhe zyra të shumta. 

Virusi është përhapur gjithashtu në vende të tjera të botës, me mbi 1 mijë raste infeksionesh dhe disa të vdekur në Azi, Europë, SHBA dhe Afrikë. Pasagjerët e anijes kroçerë “Diamond Princes” që kanë rezultuar negative ndaj virusit, vazhdojnë të evakuohen nga mjeti lundrues në portin e Jokohamas në japoni. Përpos 14 ditëve te kaluara në karantinë në anije, shumë prej tyre do të qëndrojnë në izolim edhe për dy javë të tjera në vendet e origjinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos