Kapet narko nëndetësja me 5 tonë drogë

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2020, 15:25 | Bota

Më shumë se 5 tonë drogë u kapën në brigjet panameze pasi autoritetet zbuluan një mjet lundrues që dukej si gjysmënënujor.

Efektivët e Shërbimit Kombëtar Detar po patrullonin të mërkurën në ujërat bregdetare kur gjetën nëndetësen e prodhuar në mënyrë artizanale në provincën Boka del Toro. Brenda saj gjetën 5 tonë drogë ndërsa u arrestuan katër shtetas kolumbianë, tha Ministria e Sigurisë Publike.

Autoritetet nuk specifikuan se çfarë lloj droge u kap gjatë operacionit, por më parë, me këto lloj nëndetësesh është transportuar kokainë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Europës.

Pasi narkonëndetëset futen nën ujë është shumë e vështirë të pikasen nga autoritetet nëse nuk kanë informacione paraprake, ose mjete ajrore që të mund t’i shohin nga lart. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/11/27/kapet-narko-nendetesja-e-pare-qe-kalon-atlantikun-me-121-mln-kokaine-brenda/
https://a2news.com/2020/02/02/gjendet-narko-nendetesja-do-te-perdorej-per-transport-kokaine/
https://a2news.com/2019/11/18/kapet-narko-nendetesja-me-2000-kg-kokaine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos