
5 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit, raporton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Në total, që prej nisjes së pandemisë vendi shënon 568 viktima.
Në 24 orët e fundit janë kryer 432 testime, raportojnë autoritetet, dhe janë konfirmuar 85 raste të reja. Ndërsa 97 persona janë konfirmuar si të shëruar.
Në total, numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 në Kosovë është 14204, prej të cilëve 10643 të shëruar dhe 2993 raste janë ende aktive. (A2 Televizion)