
63 persona konfirmohen si të prekur nga Covid-19 në Kosovë. 28 pacientë janë në gjendje të qëndrushme në spital, ndërsa 8 prej tyre kanë nevojë për oksigjen.
Drejtoresha e klinikës infektive, Lindita Ajazaj-Berisha, tha: “Të shtruarit po ndiqen vazhdimisht nga mjekët. I gjithë stafi spitalor është në gjendje gatishmërie 24 orë”.
“Deri më tani është situatë e qëndrueshme. Nuk ka nevojë për panik. Moshat e të shtruarve janë të ndryshme, duke përfshirë edhe të rinjtë”, theksoi Ajazaj-Berisha. (A2 Televizion)