Koronavirusi në Kosovë, 7 të vdekur dhe 250 raste të reja në 24 orë

Nga A2 CNN
3 Gusht 2020, 15:18 | Kosova
Koronavirusi në Kosovë, 7 të vdekur dhe 250 raste të reja

Kosova raportoi 7 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke bërë që në total 256 persona të kenë humbur jetën nga pandemia Covid-19.

Sipas shifrave të bëra publike nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 454 persona, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 250. Kjo e çon në 9049 numrin e rasteve të konfirmuara me koronavirusi në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 126 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4989. Në vend, raportojnë autoritetet janë 3804 raste aktive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos