Koronavirusi në Kosovë, 8 viktima në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2020, 16:21 | Kosova
Koronavirusi në Kosovë, 8 viktima në 24 orët e fundit

Tetë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit, çka e çon në 1248 numrin e personave që kanë humbur betejën me Covid-19 në vend që nga nisja e pandemisë.

Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë raportoi 345 raste pozitive në 24 orët e fundit, nga 1501 testime të kryera. Numri total i rasteve pozitive është 48682, prej të cilave 11208 aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 436 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 36226. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos