7 viktima dhe 385 raste të reja në Kosovë, ulet numri i të shëruarve

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2020, 15:28 | Kosova
7 viktima dhe 385 raste të reja në Kosovë, ulet numri i të

Kosova ka regjistruar 7 viktima dhe 385 raste të reja në 1442 testime, gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri total i rasteve pozitive është 48 337 raste nga 169 653 persona të dyshuar me virusin SARS-CoV-2 dhe 1240 vdekje.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar edhe 351 pacientë, duke e çuar në 35 790 numrin e përgjithshëm të të shëruarve deri më sot, kurse numri i rasteve aktive është 11 307. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos