3 grabitje në Prishtinë: Futen me kallashnikov, por marrin vetëm 200 euro

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2020, 14:14 | Kosova
3 grabitje në Prishtinë: Futen me kallashnikov, por marrin vetëm

Dy grabitje janë regjistruar paraditen e sotme në Prishtinë. Rasti i parë ka ndodhur në orën 10:30 në filialin e një institucioni financiar në kryqëzimin e rrugëve "Edmond Hoxha" dhe "Hajrullah Abdullahu" në Prishtinë, ndërsa grabitja e dytë ndodhi në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në orën 10:40.

Grabitja ka ndodhur në orën 10:40. Zëdhënësja e Policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë KosovaPress-it se Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person. “Policia ka filluar hetimet, si dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit”, tha ajo.

Ndërkohë pasditen e djeshme persona të panjohur dhe të maskuar, nën kërcënimin e armës, kanë grabitur një shumë parash prej 200 eurosh nga një bankomat në Prishtinë dhe janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa një pjesëtar i Policisë së Kosovës u plagos me armë zjarri (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos