
Komuna e Prishtinës ka nxjerrë një urdhëresë përmes së cilës ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike në vende të hapura publike deri më 3 janar 2021.
Urdhri konfirmohet nga kryetari Shpend Ahmeti përmes një statusi në Facebook
Kreu i Prishtinës njofton se kushdo që vepron kundër kësaj urdhërese do të gjobitet në shumën prej 100 eurosh.
Postimi i Shpend Ahmetit
Ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike
Kryetari Shpend Ahmeti nxori urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, gjegjësisht në sheshe, rrugë e tregje.
Kushdo që vepron kundër kësaj urdhërese, gjobitet në shumën prej 100 eurosh.
Për zbatimin e Urdhëresës, e cila do të jetë në fuqi deri më 3 janar 2021, do të kujdeset Drejtoria e Inspekcionit. (A2 Televizion)