Koronavirusi në Kosovë, ka sërish rritje të numrit të viktimave në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
5 Gusht 2020, 15:31 | Kosova
Koronavirusi në Kosovë, ka sërish rritje të numrit të

15 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit për shkak të koronavirusit në Kosovë, 2 më shumë se një ditë më parë ku u regjistruan. Sipas asaj që raportojnë autoritetet atje, shifra e çon në 284 numrin total të viktimave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 461 testime prej nga 218 raste janë konfirmuar pozitiv me Covid-19, numri total i rasteve është 9492 prej tyre 3862 aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 156 pacientë, shifër që e çon në 5346 numrin total të personave të shëruar nga koronavirusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos