
Duke respektuar distancën dhe me maskat mbrojtëse në fytyrë, infermierët dhe mamitë në Kosovë protestuan para godinës së qeverisë.
Në mesin e pandemisë që po merr dhjetëra jetë njerëzish në vend, ata kërkojnë rritje të pagesës për turnin e natës, nga 18 euro në 36 euro.
Sindikata e infermierëve dhe mamive tha se kërkojnë që qeveria të kthejë kokën nga ky komunitetit i cili po lufton në vijën e parë të betejës me Covid-19.
Pjesëmarrësit në protestë dorëzuan në mënyrë simbolike veshjet e tyre të punës. (A2 Televizion)