Koronavirusi në Kosovë, mbi 700 të shëruar në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
9 Prill 2021, 15:08 | Kosova
Koronavirusi në Kosovë, mbi 700 të shëruar në 24

684 infeksione dhe 7 viktima. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga pandemia në Kosovë.

Sikurse bëhet me dije nga Instituti i Shëndetit Publik, rastet e reja pozitive vijnë nga 4318 testime. Vatra më e nxehtë mbetet Prishtina me 217 raste ditore.

Pas shifrave të sotme, numri total i infeksioneve në Kosovë shkon në mbi 96 mijë, ndërsa ai i vdekjeve në 1967.

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 702 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 14 095. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos