Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 8 të vdekur në 24 orë, shërohen 163 persona

Nga A2 CNN
8 Korrik 2020, 17:01 | Ballkani
Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 8 të vdekur në 24

Në Maqedoninë e Veriut, koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzish. Vetëm në 24 orët e fundit, në shtetin fqinj janë konfirmuar të vdekur 8 persona të prekur me Covid-19.

Ndërkohë, nga 1794 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 163 persona. Lajmi i mirë është se janë shëruar edhe 163 persona.

Nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 7406 persona të diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 3554 janë shëruar kurse 359 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos