Bilanc i rëndë në Maqedoninë e Veriut, 1237 raste dhe 39 viktima

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2020, 21:46 | Ballkani
Bilanc i rëndë në Maqedoninë e Veriut, 1237 raste dhe 39

Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot një numër rekord të infektuarish në një ditë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së vendit fqinj, në 24 orët e fundit janë kryer 3200 teste fundit dhe janë regjistruar 1237 raste të reja me Covid-19.

Gjithashtu Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 39 viktima nga koronavirusi dhe 748 pacientë të shëruar.

Pavarësisht rritjes së numrit të viktimave dhe të të infektuarve me koronavirus, Maqedonia e Veriut nuk planifikon shtrëngimin e masave kundër COVID-19. Drejtuesit e institucioneve shëndetësore apelojnë për respektimin e masave në fuqi, që të mos vijnë në situatë për ndërmarrjen e masave shtesë.

Mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura dhe të hapura, nën kushtet e përcaktuara, mbyllja e lokaleve të gastronomisë në orën 21:00 si dhe ndalimi i grumbullimit i më shumë se katër personave pas kësaj ore, janë masat me të cilat Ministria e Shëndetësisë shpreson se do të rezultojnë me sukses në uljen e shifrave të larta me COVID-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos