
Patriarku Irinej, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, ka vdekur për shkak të koronavirusit.
Lajmi u dha nga presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiç, në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
“Isha i nderuar që të njoha. Njerëz si ju nuk largohen kurrë”, shkroi Vuçiç nën një foto bardhezi të Irinej.
90-vjeçari Irinej, një konservator, i cili gjithashtu kishte ndikim të madh politik, u diagnostikua me koronavirus, më 4 nëntor dhe që nga ajo kohë ishte në një spital ushtarak në Beograd. (A2 Televizion)