
Në 24 orët e fundit, Maqedonia e Veriut ka raportuar 10 viktima nga koronavirusi, krahasuar me 12 vdekje që ishin një ditë më parë.
Ulje të ndjeshme ka pësuar edhe numri i rasteve të reja, pasi Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 166 infeksione ditore, ndërkohë që dje ishin 622.
Pas shifrave të publikuara mbrëmjen e sotme, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut shkon në mbi 85 mijë. Prej tyre mbi 16 mijë raste janë ende aktive ndërsa kanë humbur jetën 2581 persona. (A2 Televizion)