Koronavirusi në SHBA, një në katër amerikanë nuk duan të vaksinohen

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2020, 10:39 | Bota
Koronavirusi në SHBA, një në katër amerikanë nuk duan

Shtetet e Bashkuara vijojnë të përjetojnë shifra rekord në pandeminë koronavirus. Në 24 orët e fundit, u raportuan thuajse 3 mijë jetë të humbura dhe mbi 200 mijë raste. Edhe numri i personave të shtruar në spitale është në nivelet maksimale që prej fillimit të pandemisë, me 113 mijë pacientë në spitale për shkak të koronavirusit.

Gjendja më shqetësuese paraqitet në Kaliforni, ku po shterojnë shtretërit në pavijonet e terapive intensive. Kjo vjen pas nisjes së valës së parë të vaksinimit, e cila siç duket nuk e frenon përhapjen e Covid-19.

Pas aprovimit të vaksinës së Pfizer/Biontech, Administrata për Ushqimin dhe Ilaçet pritet që shumë shpejt të autorizojë dhe përdorimin e vaksinës së prodhuar nga Moderna, e cila mbron mirë të rriturit dhe parandalon rastet e rënda.

Përtej të dhënave pozitive dhe konfirmimeve të rregullatorit shtetëror, amerikanët nuk janë shumë të bindur. Rezultati i një studimi të fundit tregon se një qytetar në katër, në Shtetet e Bashkuara, nuk dëshiron që të marrë një vaksinë ndaj Covid-19.

Sondazhi është publikuar nga Fondacioni i Familjes Kaiser dhe thekson se republikanët, afro-amerikanët dhe personat në zona rurale janë ata që kundërshtojnë më shumë fushatën e imunizimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos