Festat, frika e re për pandeminë, Johnson: Një Krishtlindje e vogël është më e sigurt

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2020, 08:32 | Bota
Festat, frika e re për pandeminë, Johnson: Një Krishtlindje e

“Të ndalosh festimet për Krishtlindje nuk do të ishte njerëzore”. Me këtë fjali iu drejtua britanikëve kryeministri Johnson, sipas të cilit, situata është e vështirë dhe duhet bërë kujdes.

“Një Krishtlindje e vogël, është një Krishtlindje më e sigurt”, theksoi ai në një konferencë për mediat.

“Mendoni për personat e pambrojtur”, tha Chris Witty, Këshilltari Shëndetësor në qeveri, duke bërë thirrje për takime të shkurtra familjare, në grupe të vogla dhe mundësisht, jo shumë larg zonës së tyre, për të ulur rrezikun e infektimit.

Britania e Madhe, vendi më i goditur europian, me gati 65 000 të vdekur, aktualisht po përballet me një valë të dytë të pandemisë, me një riaktivizim veçanërisht të fortë në Londër, ku baret, restorantet, hotelet dhe institucionet kulturore janë mbyllur nga e mërkura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos