Vit i zi për gazetarët, 274 të arrestuar

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2020, 20:06 | Bota
Vit i zi për gazetarët, 274 të arrestuar

Viti 2020 është një vit që duhet harruar sa i takon lirisë së shtypit, me një numër rekord gazetarësh të burgosur në të gjithë botën, 34 prej të cilëve për botimin e ''lajmeve të rreme''. Raporti i hartuar çdo 12 muaj nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve zbulon se 274 gazetarë përfunduan në burg për punën e tyre. Por, kjo shifër nuk përfshin ata që janë arrestuar dhe liruar.

Për të dytin vit radhazi, rekordin e zi e mban Kina, me 47 anëtarë të medias pas hekurave, ndjekur nga Turqia me 37 të arrestuar. Në Egjipt janë burgosur 27 gazetarë, dhe 24 në Arabinë Saudite. 15 janë në burg në Iran, ku Ruhollah Zam u ekzekutua më 12 dhjetor, pasi u përball me 17 akuza përfshirë spiunimin dhe përhapjen e lajmeve të rreme jashtë vendit. Raporti thotë se burgosja e anëtarëve të medias u rrit këtë vit, ndërsa qeveritë goditën mbulimin e koronavirusit ose u përpoqën të shtypnin lajmet e trazirave politike.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se ishte i tronditur nga rezultatet e raportit.

Në një deklaratë, kreu i Kombeve të Bashkuar u bëri sërish thirrje qeverive që të lirojnë menjëherë gazetarët e ndaluar për ushtrimin e profesionit të tyre.

"Në jetën tonë të përditshme, gazetarët dhe operatorët e medias janë thelbësorë për të na ndihmuar të marrim vendime të informuara. Ndërsa bota lufton pandeminë Covid-19, ato vendime janë edhe më vendimtare dhe mund të bëjnë ndryshimin midis jetës dhe vdekjes", shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos