Koronavirusi në Shqipëri, 2 viktima në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2021, 18:43 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 2 viktima në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raportoi se 2 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit për shkak të Covid-19 në vendin tonë, duke bërë që numri total i viktimave nga pandemia në vend të arrijë në 3180.

Nga 3696 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 343 qytetarë të infektuar, ndërsa 333 të tjerë janë shëruar. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Shpërndarja e rasteve sipas bashkive

165 në Tiranë, 17 në Vlorë, 15 në Fier, 12 në Sarandë, 11 në Durrës, 10 në Kamëz, 9 në Elbasan, 8 në Vorë, 6 Divjakë,  5 në Shkodër, Mat, Memaliaj, Korçë, Berat, Kuçovë,  4 në Lezhë, Mirditë, Patos, Lushnje, Tepelenë, Skrapar, 3 në Malësi e Madhe, Tropojë, Kurbin, Kavajë, Mallakastër, Devoll, 2 në Krujë, Rrogozhinë, Dibër, Gjirokastër, 1 në Kukës, Has, Shijak, Selenicë, Himarë, Maliq, Dimal, Belsh, Peqin, Librazhd. Janë 5,173 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Statistika (22 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          343

Të shëruar në 24 orë       333

Të shtruar në spitale       123

Humbje jete në 24 orë    2

Testime ditore                 3,696

Testime totale              1,448,218

Raste pozitive                206,616

Raste të shëruara          198,263

Raste Aktive                      5,173

Humbje jete                      3,180

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2,481

Fier                 588

Shkodër          359

Durrës             343

Gjirokastër     244

Elbasan           294

Berat               243

Vlorë                221

Lezhë               137

Korçë               127

Kukës               67

Dibër                69 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos